
"Ne e dimë se është një ndeshje e vështirë, sepse Malmo ka ekip fizik. Duke luajtur këtë ndeshje do të mendojmë për rregullimin e gjërave që nuk kanë shkuar si duhet në kampionat. Do të na duhet pak kohë, që t’i rregullojmë disa gjëra".
Në prag të debutimit sezonal në Ligën e Kampionëve në Malmo, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, foli në konferencën për shtyp, duke u kthyer gjithashtu në episodin e grindjeve me Luciano Spalletti: "Herë pas here debatojmë, rivalizojmë fort, duket si luftë, por absolutisht asgjë nuk ka ndodhur që të dramatizohet".
Tri ndeshjet e para në Serie A, vetëm një pikë; shumë pak për objektivat e Juventusit. Allegri tregon se çfarë po ndodh me të tijtë: “Para së gjithash duhet të qëndrojmë të qetë, sepse kemi zhvilluar lojëra të mira ndonjëherë, por duke paguar një çmim të lartë për gabimet individuale.
Këtë sezon do të jetë një kampionat i balancuar, nuk do të ketë një ekip që do ta vrasë garën. Bernardeschi pësoi një goditje në gju të shtunën, asgjë serioze, por nuk mund ta godiste topin, ndaj e lamë në shtëpi.
Chiesa nuk ishte i kënaqur me problemin e përkuljes dhe preferova të mos e grumbulloj për transfertën me Malmo. Ai do të stërvitet në shtëpi për të qenë gati për ndeshjen e radhës në Serie A".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





