Transmetuar më 13-09-2021, 12:05

Është zbardhur agjenda e Kancelares Angela Merkel gjatë vizitës së lamtumirës në Shqipëri. Kancelarja pritet të mbërrijë nesër në Tiranë. Një takim lamtumire e kancelares, e cila ka parashikuar që të ketë edhe një ndalesë në vendet e Ballkanit, duke zhvilluar dhe një samit me liderët e e këtij rajoni.

Kryeministria ka zbardhur agjendën e vizitës, e cila do të nisë me pritjen zyrtare në Pallatin e Brigadave për të vijuar më një takim "kokë me kokë" mes Merkel dhe Ramës në ora 10:30. Më pas në ora 11:00 do të nisë takimi i dy delegacioneve.

Më pas do të nisë dhe takimi i liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Agjenda e takimit

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park