Transmetuar më 13-09-2021, 11:50

Jo vetëm konfrontim politik, por edhe ‘luftë’ digjitale.

Tensionet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë rritur ndjeshëm ditët e fundit pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi shkaktoi një "tërmet" të vërtetë në kampin demokrat, pasi siç u shprehën edhe figura kryesore të kësaj partie, nuk e prisnin diçka të tillë.

Në një deklaratë publike Basha njoftoi, se ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamenar të PD.

Kujtojmë se në maj të këtij viti Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e shpalli Berishën "person të padëshiruar” që për shkak "të akteve korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri atij dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në territorin e SHBA”.

Ndërkohë situata e krijuar mes dy figurave kryesore të PD-së nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga qytetarët e thjeshtë. Kështu një qytetar ka kapur një detaj nga aktiviteti i tyre në Instagram.

Në një kërkim të thjeshtë në "Instagram", konstaton se Basha e ka hequr Berishën dhe nuk e ndjek në instagram por ndjek vetëm gruan e tij, amabasadoren amerikane, departamentin e shteti dhe liderët amerikanë.

berisha ka paralajmërua një lëvizje të gjërë politike për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PD.