Transmetuar më 13-09-2021, 09:09

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë sot Beogradin, për të diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Ata do të flasin rreth bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik, si dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Vuçiç e ka konsideruar vizitën e Merkelit “nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë dhe të suksesshëm në zyrë”.

Autoritetet serbe kanë marrë masa të rrepta sigurie ku dy helikopterë të policisë do ta shoqërojnë gjatë gjithë lëvizjes në rrugët e Beogradit.

Ndërkohë rikujtojmë se më 14 shtator, Merkel do të jetë në Shqipëri kur do të realizojë një takim me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të BE-së, Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut.

Foto Arkiv

/b.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd