Transmetuar më 13-09-2021, 08:37

Piloti ka minimizuar humbjet e jetëve njerëzore. Katër persona ndërruan jetë kur një aeroplan i vogël me 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje emergjente në një pyll në Siberinë juglindore , njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile .

Avioni, i tipit L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, në fshati Kazatsinkoye.

Sipas informacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar. Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënojat, por ishin gjallë. Ekipet e emergjencën ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë personat e plagosur nga rrënojat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd