Transmetuar më 13-09-2021, 08:44

Këngëtarja Dhurata Dora është një nga më të pëlqyerat përsa i përket botës së showbiz-it shqiptar. Këngët që ka në repertorin muzikor janë kthyer menjëherë në hit sapo janë publikuar.

Përvec se këngëtare mjaft e mirë ajo pëlqehet dhe për stilin që ajo në të veshur, pasi për çdo videoklip shfaqet mahnitëse dhe krejt origjinale.

Bashkëpunimi i saj i fundit me reperin Noizy “Mi Amor” ishte një arritje për të dy artistët pasi pati tepër sukses dhe klikime të pafundme.

Por mesa duket përveç këngës ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë paraqitja dhe veshjet e këngëtares të cilat janë komentuar nga publiku. pasi ajo shfaqet e veshur me një kostum të markës ‘Channel’ ku sipas faqes “Shqip Closet” thuhet se kushon 4 mijë euro.

Kujtojmë që më herët, konkretisht në vitin 2019, këtë veshje ia kemi parë Kylie Jenner, që e veshi mes dimrit dhe Cardi B-s që e veshi në verë.

Foto Iconstyle

/b.b/noa.al