
Duel i çmendur në Formula Uno. Hamilton përfundon nën rrotat e Max Verstappen. Britaniku Lewis Hamilton dhe holandezi, Max Verstappen janë në garën për titullin kampion të Formula 1 dhe sa më shumë gara shkohet drejt fundit, aq më e ashpër po bëhet lufta për titull.
Dy pilotët u përfshinë në një incident të frikshëm në një kthesë të dyfishtë të pistës së Monzës. Verstappen u përpoq ta parakalojë nga brenda pilotin britanik, por kontakti me rrotat e parme bëri që makina t’i kërcejë dhe të fluturojë sipër kokës së Hamilton.
Fatmirësisht, Hamiltonin e shpëtoi mbrojtësja mbi kokë dhe kaska, ndërsa që të dy pilotët u përjashtuan nga gara, duke bërë që çmimi i madh i Monzës t’i shkojë Daniel Riçiardos.
Renditja e përgjithshme në krye nuk ndryshon, Verstappen mbetet pesë pikë para Hamilton, ndërsa në fund të garës të dy pilotët fajësuan njëri-tjetrin.
Britaniku e akuzoi holandezin se u tregua oportunistik, ndërsa holandezi u mbrojt duke thënë se në atë kthesë në formë S, Hamilton nuk duhej t’i kishte prerë rrugën.
As hard as it is for @LewisHamilton and @Max33Verstappen to be out of the race, it’s amazing to see how the @F1 safety technology protected them. The halo probably saved Hamilton’s life today. #F1ItalianGP pic.twitter.com/QvgKbP5Wre
— Claus Daniel (@ClausDanielCD) September 12, 2021
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





