Transmetuar më 12-09-2021, 12:49

Kim Kardashian, ylli i rrjeteve sociale gjithmonë është në qendër të vëmendjes.

Dalja e saj e fundit ka marrë super vëmendje nga fansat, ylli i “Keeping up With the Kardashians” bëri një hyrje befasuese, kur u shfaq e mbuluar plotësisht me kostum të zi lëkure nga koka deri te këmbët, derisa u fut në hotelin Ritz-Carlton në Central Park South.

Veshja e saj ishte e gjitha në lëkurë të zezë, e pajisur me çizme me taka, pallto të gjatë dhe me kokë të mbuluar në të cilën ndodhej vetëm një vrimë e vogël në pjesën e flokëve që bishti i flokëve të shihej nga mbrapa.

Kardashian ka mbërritur për shfaqjen e “Met Gala 2021”, e cila do të mbahet mbrëmjen e nesërme më 13 shtator.