
Nis hetimi për administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes të hotel “Rogner’, pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 28-vjeçar gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga dritarja e dhomës.
Ngjarja ndodhi më 10 shtator. Ajdin Mustafi, i cili kishte ardhur nga Zvicra, ndërroi jetë në spital një ditë pas ngjarjes, pasi u rrëzua nga dritarja e katit të 5 të hotel ‘Rogner’.
Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H., 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





