Transmetuar më 12-09-2021, 08:24

U përfol shumë gjatë kësaj kohe se Marina Vjollca nuk do të moderonte më programin e humorit “Klanifornia”, moderatorja u ka dhënë fund të gjithë këtyre aludimeve teksa është shfaqur në drejtimin e këtij programi humori mbrëmjen e djeshme.

Sezonin e ri të “Klanifornia-s” , e ka hapur me një fustan të bardhë që i rrinte pas trupit ku dallohej edhe barku i rrumbullakosur.

Gjatë fjalës së saj ajo ka ndarë me publikun se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por duke përmendur njëkohësisht dhe pritjen e saj të ëmbël duke thënë se këtë sezon ajo nuk do t’a prezantojë vetëm, por bashkë me ëngjëllin që po pret:

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë që çifti e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë shtatëzaninë e Marinës, ende nuk dihet arsyeja pse. Por tashmë çifti është duke u kujdesur për të gjetur emrin më të bukur për bebushen e tyre.

Shënim: Nëse keni për të raportuar diçka për këtë shkrim na shkruani në [email protected]

/b.b/noa.al