Transmetuar më 12-09-2021, 07:09

Ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka shpërndarë një video mesazh vetëm dy ditë pasi kreu i partisë demokratike Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.

Në këtë videomesazh Berisha i drejtohet Edi Ramës duke i thënë se mund të blejë dhe shesë Lulzim Bashë por kurrë nuk mund të blejë PD-në apo demokratët shqiptarë.

“Mund të blesh dhe shesësh Lulzim Bashën por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë!”, ky është mesazhi që Berisha përcjell në videon ku ai shfaqet në sheshin plot me njerëz gjatë kohës kur ishte Kryeministër i vendit.

Rikujtojmë që kreu i PD Lulzim Basha përjashtoi para dy ditësh ish-liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të vendimit të DASH për ta shpallur Berishën non-grata.