Transmetuar më 11-09-2021, 23:21

Përditësuar

Lëkundje tërmeti me magnitude 3.7 ballë të Shkallës Rihter janë ndjerë mbrëmjen e sotme në vendin tonë me epiqendër pranë Vlorës, sipas të dhënave paraprake të EMSC.

Qendra Sismologjike për Mesdheun dhe Evropën), tha se thellësia e tërmetit ishte 19 km. Fillimisht EMSC tha se tërmeti ishte 3.9 ballë por më pas e uli atë.

Tërmeti u lokalizuar 9 km në juglindje të Orikumit,  raporton noa.al.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në disa zona të tjera përreth Vlorës, përfshirë qytetet e këtij qarku. Në Dhërmi, Llogara, u raportua nga disa njerëz që ndjenë tërmetin.

Banorët raportuan se kishin ndjerë tërmetin që zgjati të paktën tre sekonda dhe ishin frikësuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd