Transmetuar më 11-09-2021, 22:16

Mos bëjmë sikur jemi të çeliktë dhe nuk e shkelim plot herë. Nuk po flasim për ca që tr komodina e krevatit kanë gjithnjë diçka për të ngrënë natën, por ama a nuk na ndodh shpesh ti sulemi frigoriferi për të ngrënë diçka natën vonë? Dhe kur ngrihemi në mëngjes kujtojmë natën e trazuar nga ushqimi që mezi tretet, sidomos kur kemi fjetur pasi te dera na ka ardhur pica që e hëngrëm thuajse të gjithën.

Lind pyetja, si të ndalemi së ngrëni natën?

Mjekja dietologe Sofia Antonsson pohon se ngrënia në orët e natës është një problem më vete për shumë njerëz dhe mund të nënkuptojë shtim në peshë në planin afatgjatë.

Sidoqoftë, ky zakon mund të jetë i vështirë të prishet.

Një shpjegim mund të jetë që ju hani pak gjatë ditës.

Atëherë është mirë që problemin ta sulmoni nga dy drejtime. Filloni duke ngrënë pak më shumë gjatë ditës, edhe pak para se të flini.

Më pas është e rëndësishme të aktivizoni sinjalin e ndaljes së mendimeve për të ngrënë natën dhe të mos ngriheni edhe kur ju hahet.

Do ju duhen disa javë që kjo të arrihet, por nëse rezistoni aq, trupi juaj do të mësohet. Mos harroni, çdo gjë është në tru. /noa.al

Foto: Shutterstock