Transmetuar më 11-09-2021, 21:16

Foto ilustruese
Një burrë ka mbetur i plagosur pak minuta më parë pasi u përplas me një makinë ndërsa ishte duke ecur me biçikletë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, raporton noa.al.
Policia thotë se mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





