Transmetuar më 11-09-2021, 14:42

Sot bëhen 2o vite nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 kundrejt SHBA. Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë.
Mijëra qytetarë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit.
Sot në SHBA në këtë ditë kujtimi janë përkujtuar edhe tre shqiptarët që humben jetën në sulmin e 11 shtatorit.
Simon Marash Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj janë tre shqiptarët që humbën jetën dhe u përkujtuan sot në SHBA.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





