Transmetuar më 11-09-2021, 13:06

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk do të harrojmë kurrë ata që humbën jetën në 11 shtatorin.

Ambasadorja shkruan se do të kujtojnë gjithmonë  miqtë dhe aletatët që u kanë qëndruar pranë në atë periudhë të vështirë, siç është Shqipëria.

Yuri Kim:

“Ne nuk do të #harrojmë kurrë ata që humbën jetën në 11 shtator 2001, dhe ata patriotë që kanë dhënë jetën në mbrojtje të vendit tonë që nga ajo kohë. Ne do të kujtojmë gjithmonë miqtë dhe aleatët – si Shqipëria – që kanë qëndruar me ne gjatë gjithë kohës. #NATO #KrahPerKrah #Dita e Atdhetarit” shkruan Kim në postimin e saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd