Transmetuar më 11-09-2021, 12:26

Kryeministri Rama ka pritur sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud.
Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat bashkë mr Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, ku ka thënë se do të realizojnë mbledhjet me komitetitn e përbashkët, mbledhjet e të cilit nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë.
Kryeminstri gjithashtu ka folur për procesin e njohjeve të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam.
Sipas Ramës do të ketë një bashkëpunim me Arabinë Saudite, në mënyrë që vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe të njohin Kosovën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





