
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, një punëtor ka rënë nga lartësia në pallatin ku punonte.
Nga burimet bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ramazan Dika, i cili ka marrë dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje serioze për jetën.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Nëse keni për të raportuar diçka për këtë shkrim na shkruani në [email protected]
/b.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





