
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar mëngjesin e sotëm viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA. Basha me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka shkruar se qëndron në krah të SHBA si partner strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.
Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Basha mesazh në Twitter:
Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona. /b.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





