Transmetuar më 11-09-2021, 08:43

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, ku disa dasmorë përfunduan në spital. Sipas burimeve zyrtare nga policia, janë arrestuar pronari i restorantit dhe kuzhinieri, ndërsa mësohet se deri më tani numri i të helmuarëve është 5. Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd