Transmetuar më 11-09-2021, 10:45

Zlatan Ibrahimovic shpesh përdor referenca nga kafshët për të shpjeguar të menduarit e tij dhe stilin e jetës që bën. Këtë herë protagonistë të “story” që Ibra ndau me ndjekësit në Instagram ishin qentë dhe një gepardi.

Zlatan “driblon” kështu përmes rrjeteve sociale, por është gati të kthehet në fushë me Milanin e tij, për të shënuar sërish gola, siç ka bërë gjithë karrierën. Ndërkohë, fotoja-mesazh e Ibrahimovic ishte e shoqëruar me këto fjalë:

"Qeni dhe gepardi. Fotografia tregon një garë shpejtësie, që u zhvillua midis qenve dhe një gepardi për të gjetur se kush është më i shpejti. Të gjithë janë befasuar që gepardi nuk lëvizte nga vendi dhe kanë pyetur koordinatorin e garës se çfarë kishte ndodhur. Përgjigja e tij ka qenë: Ndonjëherë është një fyerje të tregosh se je më i miri.

Nuk është e domosdoshme të zbresim në nivelin e të tjerëve për të treguar se jemi më të fortë. Mendohu mirë në fillim dhe kurse energjitë për atë që meriton. Gepardi e përdor shpejtësinë e tij për gjueti, jo për t’iu treguar qenve se është më i shpejtë dhe më i fortë. Mos humbni kohën duke treguar vlerën tuaj”.

Ndërkohë, në një intervistë ekskluzive për "France Football", suedezi u pyet për tema të nxehta: "A më mungon Topi i Artë? Jo, është e kundërta: nëse një gjë i mungon Topit të Artë, atëherë ai jam unë.

Një krahasim i vetes me Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë fituar bashkë 11 Topa të Artë: "Nëse flasim për cilësitë si futbollistë, unë nuk kam asgjë më pak se ato. Nëse, nga ana tjetër, konsiderojmë vetëm trofetë e fituar, atëherë po, nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, nuk jam i fiksuar me të. Kur kolektivi punon, individi përfiton. Individi nuk mund të jetë i mirë, nëse ekipi nuk është i mirë. Në thelb, unë mendoj se jam më i miri në botë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd