Transmetuar më 10-09-2021, 22:05

Tashmë konflikti është i hapur. Sali Berisha, ka treguar aksionin e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’.

Berisha tha se Basha ka shkelmuar çdo rregull e kushtetutë të PD.

“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Luzlim Basha vendosi për të shkelmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pabesie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.

Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, ligjin dhe kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.

Një ditë pas seancës Basha bën lëvizjen e radhës në PD

Lulzim Basha do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve, menjëherës pas seancës së sotme parlamentare.

Basha ka thirrur në një takim të shtunën në orën 11:00 kryetarët e degëve të PD-së.

Ky është vendimi i radhës, menjëherë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Berisha e kundërshtoi këtë vendim duke u shprehur se po asgjësohet sovraniteti i Partisë Demokratike.

Basha e konsideroi vendimin si më të vështirin në jetën e tij, por u shpreh se ishte i detyruar ta merrte.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd