
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. E moshuara 81-vjeçare me inicialet S.B., ka ndërruar jetë si pasojë e një rrëzimi aksidental nga shkallët e pallatit.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacione paraprake
Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
————-
Një tjetër aksident fatal ka ndodhur në Tiranë.
Një djalë 28-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet që aksidentalisht ka rënë nga lartësia e hotelit ku po qëndronte.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.M i cili është dërguar me urgjencë për një spital por nuk ka mundur të mbijetojë, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





