Transmetuar më 10-09-2021, 14:06

Aksident në Gramsh. Një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Poroçan-Gramsh.
Drejt vendngjarjes shkuan ambulanca dhe zjarrfikësja.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i fuoristradës tip “Land Rover” me emrin Kodhel Qefa.
Gramsh/ Informacion paraprak
Më datë 10.09.2021, rreth orës 12:45, në fshatin Poroçan, Gramsh, shtetasi K.Ç., duke drejtuar mjeti tip “Lager Rover “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





