Transmetuar më 10-09-2021, 14:20

64 pacientë me koronavirus Kosovë janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur Shërblimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Shifra paraqet me rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se në trajtim për koronavirus janë gjithsej 1,043 pacientë.

Vala e infeksionit në Kosovë ka marrë hov qysh në fillim të muajit gusht. Aktualisht, mbi 20,000 raste janë aktive. Të enjten janë konfirmuar 19 viktima dhe mbi 700 raste të reja të infektuar me Covid.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion. /REL/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd