Transmetuar më 10-09-2021, 13:12

Foto ilustruese
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Uniformat blu kanë prangosur shtetasin me iniciale G.V i cili tre ditë më parë plagosi me thikë shtetasin G.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





