
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar pas seancës në Kuvend se i vetmi armik për opozitën është Edi Rama. Reagimi erdhi pasi paralelisht Berisha fliste për gazetarët dhe denoncoi ato që i cilësoi si "pazare të turpshme, pazare të fëlliqura të dyshes Rama-Basha".
Kryetari demokrat është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presione për përjashtimin e Berishës ndaj grupi parlamentar i PD.
Dhe e vetmja gjë që tha ishte se ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama.
Ditën e djeshme, Lulzim Basha njoftoi vendimin e tij si kryetar për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën derisa zgjidhte pozicionin me DASH pas shpalljes ‘non grata’.
Nuk është e qartë përse Sali Berisha po e sulmon kaq shumë Bashën duke krijuar një çarje dhe kaos në opozitën e dërrmuar nga kalvari tetëvjeçar përballë një Edi Rame që ka të gjitha pushtetet në duart e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





