
Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë ushtarake për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të shtetit komunist, por nuk shfaqi ndonjë raketë të madhe balistike siç kishte demonstruar herë të tjera, raporton noa.al duke cituar britaniken The Guardian.
Fotot e mediave shtetërore të paradës gjatë natës treguan ushtarë dhe punëtorë që marshonin me kostume hazmat.
Udhëheqësi Kim Jong-un, i cili dukej dukshëm më i dobët, u pa në mesin e turmave të pamaskuara që përqafonin fëmijët.
Mediat shtetërore publikuan imazhe të kamionëve të zjarrit, traktorëve dhe fishekzjarreve në paradë.
Një pjesë e pjesëmarrësve në paradë marshoi me ato që dukeshin si kostume të kuqe të ndezura dhe maska me gaz, të cilat mund të jenë një shenjë se një forcë speciale është krijuar për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Paradat e Koresë së Veriut shërbejnë për dy funksione.
Në disa raste, ato mund të jenë një mënyrë për të demonstruar pajisjet e reja ushtarake dhe raketat balistike për të impresionuar botën e jashtme dhe pse këto armatime janë në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.
Megjithatë për Kim ka më shumë rëndësi mbështetja e brendshme, veçanërisht në kohë të vështira. Kjo është një mënyrë për të rritur moralin dhe për të inkurajuar turmat të shikojnë shfaqjet masive të forcës dhe t’i gëzojnë ata me fishekzjarre, edhe nëse në disa pjesë të vendit njerëzit kanë stomakun bosh.
Pheniani ka mbajtur tre parada brenda 12 muajve – jashtëzakonisht të shpeshta edhe për Korenë e Veriut.
Thjesht mendoni për rrezikun e mbledhjes së masave të turmave të maskuara në kryeqytet gjatë një pandemie në një vend i cili ende nuk ka marrë asnjë vaksinë.
Për çfarëdo arsye, Kim Jong-un duhet të jetë duke bërë llogaritjen se rreziku ia vlen.
Koreja e Veriut po vuan nga mungesa e ushqimit dhe nga një krizë e thelluar ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





