Transmetuar më 10-09-2021, 01:21

Stresi më i madh i meshkujve në seks është pamundësia për të performuar. Burrat i kushtojnë vëmendje të veçantë performancës seksuale, si rezultat i së cilës stresi i tyre rritet dhe kjo krijon më shumë probleme.

Pasoja që sjellin stresi dhe presioni që ndjejnë meshkujt është shpesh se ata nuk mund të kenë një ereksion të kënaqshëm ose ta humbin atë para se të përfundojë akti.

Shkaqet e mundshme

Një nga arsyet që çojnë në mosfunksionim e ereksionit mund të jetë konsumimi i alkoolit dhe përpjekja për të pasur fëmijë, raporton noa.al duke cituar mjekët ekspertë në Universitetin mjekësor të Athinës.

Faktori psikologjik është në çdo rast shumë i rëndësishëm pasi një periudhë stresuese është shumë logjike të çojë në probleme në seks.

Frika nga pamundësia për ta bërë më shpesh i shkakton burrit më shumë probleme duke e futur atë në një rreth vicioz.

Ekspertët shpjegojnë se shkaqet e mosfunksionimit seksual tek meshkujt nën moshën 35 vjeç janë rrallë patologjike dhe trajtohen, sepse rrethi vicioz i frikës dhe dëshpërimit që shkakton problemin, mund të thyhet, edhe me ndihmën e një specialisti.

Nga ana tjetër, njerëzit në mosha më të avancuara mund të kenë shkaqe patologjike sistemike si presioni i lartë i gjakut, diabeti, sindroma metabolike, kolesteroli i lartë, por edhe shkaqe urologjike lokale.

Meqenëse këto janë sëmundje që shpesh zhvillohen në heshtje, pa simptoma, kërkohet një ekzaminim sistematik vjetor patologjik. Në çdo rast problemi mund të zgjidhet nëse vizitoni specialistin në kohë. /noa.al

Shkruani komentin tuaj më poshtë.