
Video është filmuar nga një grua që ishte në një ndërtesë përballë, dhe ajo tha se i ngriu gjaku kur pa fëmijën të ulur pa kujdes në pragun e dritares
STAMBOLL, TURQI – Një video që tregon një djalë të vogël të ulur në dritaren e një ndërtese shumëkatëshe në Turqi po bën xhiron e internetit, duke ngritur pyetje se si djali i vogël u gjend në këtë situatë tepër të rrezikshme.
Sipas gazetës turke Milliyet që citon noa.al, videoja është regjistruar në Kayasehir të Stambollit, nga një grua që ishte në një ndërtesë fqinje. Ajo tha se i ngriu gjaku kur pa fëmijën të ulur pa kujdes në pragun e dritares, me trupin vetëm disa milimetra nga parvazi.
Djali i vogël, i cili nuk duket më shumë se 1.5-2 vjeç, doli nga dritarja e hapur e ndërtesës së apartamentit dhe u ul për ca kohë në pragun e dritares, duke shikuar perden brenda apartamentit.
Kur gruaja në pallatin përballë vuri re praninë e tij, filloi të regjistrojë skenën e frikshme me celularin e saj. Momente më vonë, ajo u lehtësua kur pa djalin që hyri përsëri në shtëpi, duke u zvarritur nëpër dritaren e hapur.
Mbetet e panjohur nëse djali i vogël ishte vetëm në shtëpi apo i shpëtoi vëmendjes së prindërve të tij.

Kayaşehir'de pencere pervazına oturan çocuk yürekleri ağza getirdi
— milliyet.com.tr (@milliyet) September 9, 2021
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





