Transmetuar më 09-09-2021, 23:48

Dhjetëra pasagjerë ndërkombëtarë – përfshirë qytetarë britanikë, amerikanë, afganë, etj., – kanë fluturuar nga Kabuli në fluturimin e parë të tillë që kur forcat amerikane u larguan nga vendi.

Fluturimis i Qatar Airways u ul në kryeqytetin e Katarit, Doha, të enjten, me një fluturim të dytë që do të vijojë të premten, raporton noa.al duke cituar BBC.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkoi ndihmë për evakuimet gjatë një vizite të fundit në Katar.

Qindra qytetarë afganë që kishin ndihmuar ushtrinë amerikane nuk ishin në gjendje të futeshin në avionët amerikanë gjatë muajit të kaluar kur u krye operacioni evakuues për afro 130 mijë njerëz. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd