Transmetuar më 09-09-2021, 13:49

Lionel Messi më në fund fitoi një trofe ndërkombëtar me Argjentinën, këtë verë, duke fituar Kupën e Amerikës. Kjo ndodhi pasi Albiceleste mposhti Brazilin në finale 1-0. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka reflektuar mbi mënyrën se si u shikua vetë dhe shokët e tij të skuadrës para se ta fitonin këtë trofe.

34-vjeçari kishte qenë më parë nënkampion i “Copa America” në tri raste, duke humbur në finalet 2007, 2015 dhe 2016, ndërsa ishte gjithashtu pjesë e Argjentinës që humbi në Kupën e Botës 2014, po në finale.

"Sot që kemi fituar Kupën e Amerikës është bukur. Ne gjithmonë mendojmë se jemi më të mirët, por nuk është kështu, – tha Messi gjatë një interviste për ESPN. – Ne nuk ishim më të këqijtë për humbjen e finaleve, as më të mirët për fitimin e Kupës së Amerikës. Gjëja e rëndësishme është të japim gjithçka në fushë.

Messi headlines Argentina squad for World Cup qualifiers as Dybala earns  recall

Nëse nuk mund të fitonim, nuk mund të fitonim. Vetëm një skuadër fiton në një ndeshje futbolli. Arritja në finale nuk është gjë e vogël, por kjo meritë nuk na u njoh. Në fakt, ishte krejt e kundërta”.

Messi diskutoi perceptimin e Argjentinës që shihej si humbëse për dështimin në disa finale, të Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës: "Më parë na trajtuan si të dështuar, por nuk është e lehtë të fitosh një Kupë Bote. 15 ditët e para, mbasi largohesha pas një turneu me Argjentinën, isha shumë i hidhëruar, nuk doja të bëja asgjë. Pas fitores së finales me Brazilin shijova pushimet më të mira në karrierë".

Për Messin, shumica e atyre pikëpamjeve erdhën nga mediat: "Kishte një pjesë të gazetarëve që na trajtuan si dështakë. Ata na akuzuan se nuk e donim fanellën, na kërkuan që të mos luanim më për ekipin kombëtar, por ne u përpoqëm të jepnim më të mirën. Ne ishim të parët që donim të ishim kampionë, por jo gjithçka ka të bëjë me fitoren dhe humbjen në futboll”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd