Transmetuar më 09-09-2021, 11:23

Ditën e nesërme (data 10 shtator) nis seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca e parë do të nisë në orën 10:00 ku do të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve.

Seanca do të drejtohet nga Luljeta Bozo si deputetja më e vjetër e Kuvendit. Ditë më parë kryeministri Rama propozoi Lindita Nikollën për postin e kryetares së re të Parlamentit.

Ndërkohë për shkak të pandemisë Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë.

Sinjali i transmetimi do të merret nga RTSH, gjithashtu transmetimi live do të jetë në Web dhe në faqën zyrtare të “facebookun” të Kuvendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd