Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali Covid në Tetovë që u përfshi nga flakët pas një shpërthimi, tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.
Një deklaratë për media dha edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë i cili tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.
Ai tha se teksa po digjej spitali, ka vazhduar nxjerrja e njerëzve që ishin brenda. Ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrin.
Në burime jozyrtare bëhet me dije se numri i viktimave është 10 ndersa pritet në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e sakte. Të njëtën shifër e ka deklaruar edhe Ministria e Shëndetësisë. Por shifra pritet të ndryshojë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd