Transmetuar më 09-09-2021, 12:20

Regjistrohet penalltia më e shpejtë në historinë e futbollit. Edhe pse nuk ka renditje zyrtare, ky rekordi duhet të shkonte në Tanzani qysh pardje, e cila pa kryesorin të akordonte 11-metërsh pas vetëm 5 sekondash në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Madagaskarit.

Pas fillimit nga qendra e fushës, një top i gjatë kaloi në këmbët e Simo Mvusa, i cili, pas ndërhyrjes boshe të mbrojtësit mik, u rrëzua nga portieri malagasian, Melvin Adrien. Arbitri, ugandasi Mashood Ssali, tregoi dorën nga pika e bardhë me një vendim të patëmetë, nga ku Erasto Nyoni i dha avantazhin skuadrës së tij pak më vonë.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 për nikoqirët. Tanzania tani është në krye të Grupit J me 4 pikë, përpara Beninit për diferencën e golave. Më poshtë, le t’u hedhim një sy penalltive të tjera më të shpejta në futbollin botëror:

Këtë penallti e hasim pas 6 sekondash lojë, në ndeshjen e Witton Albion kundër Chester, e vlefshme për “FA Cup” 2016. Konkretisht, referenca është faulli i Blaine Hudson ndaj Tolani Omotola.

Më tej kemi dy penallti të barabarta, të dhëna pas 8 sekondash lojë. E para, në nëntor 2014, holandezët e Heerenveen kundër Cambuur 2-2 (faull nga Leonard Nienhuis ndaj Mark Uth), tjetra në shkurt 2015 në Hamburg, për shkak të një faulli të Patrick Ziegler të Paderborn ndaj Marcell Jansen, e kthyer në gol nga Rafael van der Vaart (ndeshja përfundoi 3-0).

Pas 9 sekondash lojë kemi penalltinë e Fernando Boldrin në derbin e Bukureshtit midis Steaua dhe Dinamo, në nëntor 2016 (portieri i Dinamos, Jaime Penedo, u përplas me William De Amorim).

Duke iu rikthyer ekipeve kombëtare, Malit të Zi iu deshën vetëm 10 sekonda për të marrë penallti në miqësoren kundër Ganës në mars 2014. Dejan Damjanovic shënoi atë që ishte asokohe goli i vetëm i ndeshjes.

Mbas 11 minutash lojë kemi penallti në ndeshjen Macclesfield-Wrexham, në nëntor 2013. Faull i portierit mik, Andy Coughlin, ndaj Connor Jennings, i cili më pas e ktheu 11-metërshin në gol. Ndeshja përfundoi 3-2 për Silkmen, ekipin vendas.

Së fundi, mbas 13 sekondash lojë erdhi penalltia për Valladolid në ndeshjen me Celta, në mars 2001 (faull nga Fernando Caceres ndaj Alberto Lopez, goli i Fernando Fernandez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd