Një mesazh i Presidentit Ilir Meta për tragjedinë në spitalin e Tetovës, evidenton se është duke përcjellë me shqetësim dhe trishtim të thellë atë që po ndodh më vendin fqinjë ku raportohen shumë viktima, shqiptarë dhe maqedonas.
"Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.
Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!
Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!", thuhet në mesazhin e Metës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd