Një zjarr i madh ka përfshirë Spitalin e Tetovës ku trajtohen pacientët e prekur me koronavirus. Mediat maqedonase raportojnë për viktima dhe të lënduar.
Ministria e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se ka viktima në mesin e personave që po mjekoheshin në spitalin mobil në Tetovë. Ende nuk dihet numri i saktë, pasi po kryhen inspektimet në terren.
“Zjarri është tashmë i shuar dhe ekipet po mobilizohen për të ndihmuar. Personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore më urgjente po transportohen në Shkup”
Mendohet të ketë viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Është djegur tërësisht spitali modular, ndërkohë që zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e pranishme në vendngjarje ka deklaruar se, zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe pas disa shpërthimeve.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd