Transmetuar më 09-09-2021, 07:45

Legjenda portugeze, Luis Figo, ka bërë zgjedhjet e tij për gjashtë futbollistët më të mirë në botë, për momentin. Ndërsa renditi të përzgjedhurit e tij, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2000 vendosi Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në dy vendet e para.

Figo zgjodhi gjithashtu yjet e PSG -së, Kylian Mbappe dhe Neymar, superyllin e Liverpool-it, Mohamed Salah, dhe maestron e mesfushës së Real Madridit, Luka Modric, i cili theu dominimin e Messit dhe Ronaldos mbi “Topin e Artë”, kur e fitoi atë në vitin 2018.

Mosha mesatare e zgjedhjeve të tij është 30.5 vjeç. I pyetur nga “Los Blancos Live”, legjenda portugeze u përgjigj: "Cristiano, Messi, Modric, Salah, Mbappe dhe Neymar".

Askush nuk mund të ankohet me të përzgjedhurit e Figos, pavarësisht se anashkaloi lojtarët e Premier League, Kevin De Bruyne dhe Bruno Fernandes, fituesin e çmimit të lojtarit më të mirë të FIFA-s, Robert Lewandowski dhe yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Mosha mesatare e këtyre gjashtë superstarëve është 30.5 vjeç, me tre lojtarë të moshës 33 vjeç e lart. Kjo është diçka që tregon se loja po evoluon në lidhje me rritjen e futbollistëve të rinj në të gjithë globin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd