Transmetuar më 08-09-2021, 17:27

Merret vendimi pë zjarrfikësin që rrahu bashkëfshatarin. Gjykata e Tropojës ka lënë në burg Altin Ismajlfufi pasi vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn.

Burime bëjnë me dije se Ismajlfufi me profesion zjarrfikës, ka deklaruar para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie, duke bërë që Goçaj të ndërrojë jetë rrugës për në spital.

Ai ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje dhe ditën kur ndodhi edhe ngjarje e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e tij brenda banesës së tyre. Në fshatin Çerem autori njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.

Dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismajlfufi u dorëzua në polici 3 orë pas ngjarjes, ndërkohë që blutë bënë të mundur edhe sekuestrimin e armës me të cilën kreu krimin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd