Transmetuar më 08-09-2021, 10:35

Donald Trump e ka imagjinuar prej kohësh veten një ekspert boksi. Në vitet 1990, ai zhvilloi ndeshjen Mike Tyson-Michael Spinks në kazinonë e tij në Atlantic City. Si Presidenti i 45-të i SHBA, Trump fali kampionin e peshave të rënda Jack Johnson në një ceremoni të Zyrës Ovale, ku morën pjesë Lennox Lewis, Deontay Wilder dhe Sylvester Stallone.

Ai, gjithashtu pretendoi se kishte fituar 20 milionë dollarë bast me Evander Holyfield, kur ky i fundit mposhti Mike Tyson më 1996, megjithëse asnjë libër sportiv nuk mundi ta konfirmonte kurrë që Trump vendosi një bast të tillë.

Afeksioni i tij për boksin pritet të dëshmohet përsëri të shtunën, kur ish-presidenti i SHBA do të komentojë "live" ndeshjen e peshave të rënda midis ish-kampionit Holyfield, 58 vjeç, dhe ish-kampionit të UFC, Vitor Belfort, 44 vjeç. Ndeshja është caktuar për të shtunën, 11 shtator, në Hard Rock të Hollywood, Florida.

Donald Trump to give commentary at Evander Holyfield fight - New York Daily  News

Komenti i Trump do të jetë i disponueshëm në një "gamecast", sipas ESPN. Ai do të japë informacion për të gjitha dyluftimet e mbrëmjes, që përfshijnë edhe Anderson Silva kundër Tito Ortiz dhe David Haye kundër Joe Fournier. Donald Trump Jr. thuhet se do t’i bashkohet babait të tij në këtë mision ekzotik për të.

ESPN sqaron, megjithatë, se Trump nuk do të jetë komentuesi kryesor i ringut. Jim Lampley, i cili ka organizuar dyluftime të tilla me pagesë për dekada të tëra, do të bëjë transmetimin televiziv me ish-kampionin Shawn Porter. Transmetimi i lojës, me sa duket, do të jetë i veçantë.

"Unë i dua luftëtarët e mëdhenj dhe duelet e mëdha, – tha Trump në një deklaratë sot. – Mezi pres të shoh dyluftime të tilla të shtunën në mbrëmje dhe të ndaj mendimet e mia me ju. Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd