
Plagosen me armë zjarri dhe me sende të forta dy vëllezër në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mes. I demtuar me sende të forta Lad Gruda, ndërsa i plagosur me armë zjarri pistolete vëllai i tij shtetasi Ilir Gruda Autori është shtetasi Xhevahir Fikaj dhe vijon puna për kapjen e tij.
Vëllezërit janë transportuar për mjekim në spitalin e Shkodrës ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie.
Shkodra ësjhtë një nga qytetet më me shumë vrasje dhe plagosje me armë në Shqipëri.
Shkodër/informacion paraprak
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





