Transmetuar më 08-09-2021, 12:00

13 janar 2019. Real Madridi përballej me Betis dhe Karim Benzema u tërhoq nga loja pasi dëmtoi dorën në një përplasje me Marc Bartra. Që atëherë, sulmuesi ka luajtur me dorën e tij të fashuar, shumë më tepër nga nevoja se sa bestytnia, edhe pse është e vërtetë se vitet e tij më të mira kanë ardhur me këtë fashë, që tashmë e dallon atë në çdo lojë.

Pasi u lëndua, lajmi i parë ishte mungesa e Karim për deri në dy muaj, nëse i nënshtrohej një operacioni për të rregulluar gishtin e thyer. Lojtari, i cili luajti si zëvendësuesi më i mirë për CR7 në atë sezon të parë pa portugezin, vendosi të presë deri në fund të sezonit, në mënyrë që skuadra e bardhë të mos mbetej pa “9”.

Solari konfirmoi se francezi do të ishte në gjendje të luante me atë dëmtim. Në atë kohë, fashimi ishte më i madh, sepse zona e thyer duhej të mbrohej mirë. Në fund të sezonit, sulmuesi vendosi t’i nënshtrohej një operacioni për ta pasur gishtin në rregull, sepse kocka nuk ishte ngjitur në mënyrën më të mirë.

Një operacion që nuk u mundësua nga koha, sepse kërkonte dy muaj pushim. Kalendari nuk e lejonte, lojtari u bashkua me grupin më herët se sa ishte planifikuar, në mënyrë që të mos humbiste ndeshjet dhe pësoi një goditje. Pra, e dëmtoi përsëri gishtin e tij. Sezoni filloi me dorën e fashuar të Karim dhe një operacion, që nuk e zgjidhi problemin.

Qysh atëherë, francezi nuk ka gjetur kohën të ndalet dhe të kalojë përsëri “nën thikë”. Disa herë që francezi e ka ekspozuar dorën, gishti i tij i vogël është vlerësuar shumë i shtrembër. Nga ky shkak është i detyruar ta mbrojë veten në çdo ndeshje, për të shmangur pësimin e një frakture të re. Që Karim ka ditur të përshtatet me këtë situatë, e tregojnë numrat.

Fotoja që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo e kthimit të tij në “Clairefontaine” më 26 maj dhe që ngre dyshime për gjendjen e vërtetë të gishtit të Benzema. Sulmuesi, i cili u kthye me Francën 5 vite më vonë, përshëndeti kamerat para se të hynte në hotelin e ekipit kombëtar me dorën e djathtë të zbuluar. Karim do të duhet ta rregullojë gishtin e tij të vogël një ditë, por nuk duket se po nxiton. Dhe nuk i mungojnë motivet, veçanërisht ngaqë është supersticioz me fashën që mban në dorë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd