Transmetuar më 07-09-2021, 18:34

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të famshëm me origjinë shqiptar.

Mësohet se ai ka telashe në ndërtimin e një vile të ëndrrave në Zvicër, raporton gazeta “Blick”.

Ka shumë pak gjelbërim në këtë plan, thonë ata siç raporton “Basler Zeitung”.

Pos kësaj fqinjtë e ardhshëm të Shaqirit po kundërshtojnë edhe ndriçimin.

Blick e ka në dispozicion aplikimin e ndërtimit dhe vizualizimin e projektit.

Shaqiri po planifikon ta ndërtojë një shtëpi ëndrrash shumëkatëshe me 270 metra katrorë. Në të përfshihet një pishinë, disa ballkone dhe një zonë e bukur e jashtme. Vila nga betoni ofron hapësirë të mjaftueshme për gjithë familjet.

Ende nuk është e sigurt se kur do të transferohet Shaqiri në shtëpinë e tij të re në Zvicër. Ai momentalisht është i përqendruar te Lyon, teksa ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd