
Joan Laporta kthehet të flaës për lamtumirën e Messit nga Barcelona dhe kalimi kësaj vere te PSG. Këto janë deklaratat e presidentit të skuadrës katalanase, bërë për mikrofonat e “Esport 3”:
“Ishte e veçantë ta shihja Messin të veshur me një fanellë tjetër, ndjeva një ndjesi të çuditshme. Nuk është e këndshme ta shohësh teksa luan për një ekip rival, por mendoj se për secilin prej nesh Leo do të mbetet gjithmonë një lojtar i Barcelonës.
Sigurisht, ajo që ka ndodhur nuk është fundi që kemi dëshiruar për të dhe për Barcelonën. Për rikthimin e tij do të shohim. Nuk e mbyllim veten për asnjë mundësi.
Messi nuk mund të kishte rinovuar me ne edhe nëse shitja e Antoine Griezmann do të kishte ndodhur më herët. Vitin tjetër, megjithatë, do të jemi në gjendje të synojmë objektiva më të rëndësishëm në merkato”.
Pasi u zgjodh president, Laporta ishte shumë pranë kthimit të Neymarit te Barcelona, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike: "Ne u përpoqëm të nënshkruanim me Neymar. Ai na kontaktoi dhe donte të kthehej. Ne e interpretuam ‘Fair Play Financiar’ të La Liga-s në një mënyrë tjetër. Nëse do ta kishim intepretuar në mënyrën aktuale, nuk do t’ia kishim bërë atë ofertë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





