
Kursi i ri i Milanit, një bashkatdhetar që luan në Itali dhe PSG super favorit në garën për Ligën e Kampionëve. Disa tema u trajtuan nga Ruud Gullit, i cili foli ekskluzivisht për “Sky Sport” në fund të asamblesë së përgjithshme të ECA.
I intervistuar nga Francesco Cosatti, ish-kampioni holandez foli për performancën e Matthijs De Ligt në Serie A: "Ai ndoqi shkollën më të mirë se si të bëhesh mbrojtës i madh, sepse Bonucci dhe Chiellini janë aktualisht më të mirët përreth.
De Ligt është i ri dhe u rrit me një konceptim tjetër të mbrojtjes, duke ndjekur idenë se mjedisi ishte më i rëndësishëm. Ai po ecën mirë, por ndonjëherë është pak instinktiv. Duhet të qëndrojë më i qetë dhe të parashikojë, ashtu siç bëjnë Bonucci dhe Chiellini".
I pashmangshëm një mendim për Milanin, klubi me të cilin Gullit ka fituar gjithçka. Holandezi tha se ishte i kënaqur me kursin e ri të kuqezinjve dhe Stefano Pioli: "Unë jam shumë i lumtur, është një Milan që luan mirë dhe që ka shumë më tepër guxim se në të kaluarën. Ju mund të shihni që kuqezinjtë duan të sulmojnë gjithmonë dhe kjo më kënaq. Puna e Piolit? Më pëlqen ajo që ka bërë, nuk e di se si punon, por më pëlqen shpirti që i dha Milanit".
Në fund një koment për PSG, klub i cili pas një fushate transferimesh faraonike është favoriti i madh për fitimin e Ligës së Kampionëve: "Merkatoja e bërë nuk nënkupton patjetër sukses. Shumë vite më parë ishte Real Madridi i galaktikëve, i cili nuk fitoi menjëherë gjithçka.
Këta lojtarë të rinj duhet të përshtaten. Natyrisht, jam kurioz t’i shoh të gjithë së bashku, për shembull Donnarumma nuk ka luajtur ende. Në çdo rast, shpresoj që ata të bëjnë mirë dhe më në fund ta fitojnë një Champions".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





