Transmetuar më 06-09-2021, 18:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat.
Përplasja mes dy automjeteve ka ndodhur në vendin e quajtur “Qaf Hoxhaj” ndërsa dyshohet për 3 të plagosur.
Në aksident u përfshinë një automjet “Golf” dhe “Seat” ku nga pamjet e siguruara të “Fax News” përplasja duket e fuqishme pasi dy makinat kanë mbetur të shkatërruar plotësisht. Sipas informacioneve të para, drejtuesi i mjetit Seat është shtetas italian që shkonte drejt Skraparit me familjen e tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





