Transmetuar më 06-09-2021, 18:34

Këshilla të dobishme për të luftuar urinë pa rritur sasinë e ushqimit

Kur përpiqeni të humbni peshë, vështirësia më e madhe me të cilën mund të përballeni është të kapërceni urinë tuaj. Sigurisht, zgjidhja nuk është agjërimi në mënyrë që të humbni peshë, e as të dilni nga dieta. "Çelësi" për të humbur peshë pa uri janë zgjedhjet e mençura dietike.

Noa.al ju sjell më poshtë këshillat e dietologes se si ta mposhtni urinë pa ngrënë më shumë

Organizoni ushqimet

Kur planifikoni vaktet duke ngrënë mëngjes, paradreke, drekë, pasdreke dhe darkë,  ju zvogëloni ndjeshëm shanset për të vdekur nga uria dhe për të përfunduar duke ngrënë gjëra që thjesht ju shëndoshur. Pra, mos u nisni për në punë pa rregulluar më parë se çfarë do hani në vakte dhe mes tyre.

Hani më shumë proteina

Nuk është rastësi që proteina është bërë e famshme për aftësinë e saj për të rritur humbjen e peshës. Ka pak kalori, ndihmon në ruajtjen dhe rritjen e masës muskulare, mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në të njëjtën kohë zvogëlon oreksin për ushqim. Gjoksi i pulës, gjeldeti, toni, salmoni, veza, kosi dhe tofu janë disa burime të mira të proteinave.

Mos harroni fibrat

Fibrat kanë aftësinë t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe në këtë mënyrë ju hani më pak dhe reduktoni ndjeshëm kaloritë që konsumoni. Prandaj sigurohuni që të rrisni konsumin e bishtajoreve, frutave dhe perimeve, si dhe preferoni produktet e drithërave të plota nga ato të thjeshta.

Rritni konsumin e ujit

Uji rrit detoksifikimin e trupit dhe në të njëjtën kohë redukton rrudhat. Sigurohuni që ta filloni ditën duke pirë ujë, si dhe të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Këshillë: Për t’i dhënë shije ujit tuaj, provoni të futni pjesë të frutave të freskëta, limon dhe/ose mente, apo majdanoz në të.

Mos harroni se…

Për të humbur peshë, nuk keni nevojë të ndiqni një dietë ekstreme të privimit të ushqimit. Duke ndjekur një dietë të ekuilibruar, do të jeni në gjendje të humbni peshë pa qenë të uritur. Për shkak se shpesh është vërtet e vështirë ta bëni këtë vetë, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një nutricionisti të certifikuar. /noa.al