Transmetuar më 06-09-2021, 15:58

Pas 40 vitesh në koma sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Francës, Zhan Pierre Adams. Kujtojmë se futbollisti ra në koma si pasojë e një gabimi të mjekëve të cilët i injektuan një dozë të madhe anestezie për një operacion në gju në vitin 1982, dozë e cila i shkaktoi probleme në tru.

Ish-futbollisti Adams ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Sa i përket karrierës së tij futbollistike, ish-mbrojtësi luajti 22 ndeshje me kombëtaren e Francës dhe u aktivizua me disa skuadra në Francë, përfshirë karrierën dy vjeçare te PSG-ja në vitet 1977-1979.