
Erjona Sulejmani dhe Alessandro Basciano janë ndarë. Kështu shkruan sot media italiane. Dashuria midis ish-gruas së Blerim Džemaili, bukuroshes me origjinë nga Shkodra, dhe ish-pjesëtarit të “Uomini e Donne” nuk zgjati shumë.

Të dy kishin dalë hapur si çift në qershor, duke postuar në Instagram një seri fotografish romantike, të bëra gjatë pushimeve në Pulia. Me fundin e verës, megjithatë, kjo ndjenjë që dukej aq e fortë, qenka zbehur papritur.
Amedeo Venza, ndikuesi dhe miku i Basciano, komunikoi ndarjen e çiftit. Ky i fundit, sipas tij, duket i shkatërruar nga ndarja prej modeles shqiptare. Ai besonte shumë në këtë lidhje dhe ishte gati të bënte projekte të rëndësishme me Erjonën.

Por, me sa duket, me kalimin e kohës diçka është prishur… Deri më sot arsyet e lamtumirës mbeten të mbuluara me mister. Po cili është Alessandro Basciano? Në Itali nuk është i huaj për adhuruesit e TV. Ish i dashuri i Erjona Sulejmanit, tani është 32 vjeç, njihet në botën e biznesit si tregtar makinash.

Në kohën e lirë punon edhe si model e influencues. Ai u vu re disa vite më parë tek “Uomini e Donne”, ku u shoqërua me Giulia Quattrociocche. Basciano është një mik i madh i Jack Vanore dhe ka një djalë, Nicolò, që erdhi në jetë 5 vite më parë nga një lidhje e mëparshme.

Erjona Sulejmani është gjithashtu nënë. Në vitin 2015, ajo solli ne jetë Luanin e vogël nga martesa me ish-burrin e saj, futbollistin shqiptar të kombëtares së Zvicrës, Blerim Dzemaili, nga i cili u nda pas dy vitesh nën “kurorë”, me akuza të ndërsjella.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





