Transmetuar më 06-09-2021, 10:16

Djali i David Beckham, Romeo, ka nënshkruar një kontratë profesionale me Fort Lauderdale CF. 19-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje me skuadrën që luan në “USL League One”, me seli në Florida, e cila vepron si rezervë e Inter Miami, me pronar babain e tij në MLS.

Adoleshenti, i dyti nga katër fëmijët e Beckham, raportohet se është stërvitur më parë me skuadrën e Darren Powell dhe mund të debutojë këtë fundjavë.

Megjithëse Fort Lauderdale ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht djalin e Beckham, anësori i krahut të djathtë zbuloi vetë se i është bashkuar klubit me një postim në Instagram, para fundjavës.

"Ndiqni ëndrrat tuaja", – shkroi ai, duke e kompletuar me një ndryshim biografinë e tij në këtë rrjet social, ku shkruhej: "Futbollist i @fortlauderdalecf".

Nëna e tij, Victoria, komentoi më tej në të njëjtin postim me një shprehje krenarie familjare, duke konfirmuar më tej se adoleshenti ka nënshkruar marrëveshjen e tij të parë si profesionist: “Ne jemi shumë krenarë për ty”.

Duke kaluar te Lauderdale, Beckham i ri bëhet djali i dytë i ish-ikonës së Manchester United, që ngjit shkallët në futboll. Tek jo skuadër është gjithashtu Harvey Neville, djali i ish-mbrojtësit të “Djajve të Kuq”, Phil, tani trajner tek Inter Miami.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd